Lajme

Porosia e Blerta Deliut për kryetarin e ri të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 03 July 2021

Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një postimi i kë dhënë një porosi të parit të kësaj partie.

Deliu i ka bërë të ditur se rruga të cilën Krasniqi e ka marrë është shumë e vështirë.

-Advertisement-

“Rruga përpara teje është e vështirë, sepse do ta drejtosh një parti që proceset më të mëdha historike dhe kombëtare i ka përfunduar me sukses.

Do ta drejtosh PDK-në themeluesit e së cilës themeluan UÇK-në e lavdishme.

Do ta drejtosh PDK-në që me mençuri së bashku me të tjerët dhe aleatët e themeluan shtetin e Kosovës.

Do ta drejtosh PDK-në që e ndërtoi Kosovën e rrënuar nga lufta dhe e nxori nga terri.

Do ta drejtosh PDK-në me dy mungesa të mëdha, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët presim të kthehen fitimtar nga beteja e tyre dhe e Kosovës.

Do ta drejtosh PDK-në si opozitë e vërtetë përballë këtij pushteti aktual që nuk po tregon aspak dashuri për Kosovën, por po sillet me arrogancë kundër çdo arritje.

Do ta drejtosh PDK-në për t’u ngjitur në vendin meritor që i takon për të mirën e Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera Deliu ka shkruar se në këtë rrugëtim të gjithë do të jemi bashkë.

“Ka shumë arsye tjera që të bëjnë të jesh krenar si drejtues i ri i PDK-së, por edhe të ndjesh barrën e përgjegjësisë që nga sot do ta bartësh.

Memli, të priftë e mbara!

Të gjithë do të jemi bashkë!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Memli Krasniqi ishte kandidati i vetëm për këtë pozitë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera