Lajme

Porosi kërcënuese nëpër automjete në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 29 September 2021

Persona të panjohur kanë vendosur sot nëpër automjetet me targa serbe në veri të Mitrovicës letra kërcënuese dhe me përmbajtje ofenduese për të gjithë ata që pajisen me targa RKS.

Përmes këtyre letrave, dikush paralajmëron qytetarët e veriut se nëse pajisen me targa provuese të Kosovës, do t’ju pësojnë nënat.

“E për këto targa ju q…… nënat”, shkruan në alfabetin cirilik nëpër letrat e vendosura në shumë automjete me targa serbe në veri të Mitrovicës.

-Advertisement-

Burime të KosovaPress-it nga veriu bëjnë të ditur se letra të tilla kërcënuese janë parë edhe në qytetet tjera të veriut të vendit, si në Leposaviq dhe Zveçan.

I kontaktuar përmes telefonit nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka bërë të ditur se policia nuk ka një informacion të tillë.

“Nuk kam një informacion të tillë. Njësiti hetues ndodhet në terren dhe sapo të marrim ndonjë informatë rreth kësaj çështje, do t’ju informojë menjëherë”, ka thënë shkurt togeri Radovic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera