Lajme

Popullohet bregdeti i Durrësit, i preferuar edhe gjatë ditëve të para të vitit

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 02 January 2022

Për të gjithë ata që nuk kishin mundësi për udhëtime të gjata, Durrësi ishte një tjetër destinacion i preferuar për të kaluar këto ditë të para të vitit të ri.

Të favorizuar edhe nga moti i mirë, qytetarë të shumtë kishin zgjedhur këtë fundjavë bregdetin për të festuar dhe pushuar.

Temperaturat e larta, jo normale për këto dite të para të Janarit, janë shfrytëzuar nga ata që e pëlqejnë detin jo vetëm në Verë, që të shijojnë rrezet e diellit në bregdetin e Durrësit.

-Advertisement-

Jo vetëm pedonalet buzë detit por dhe baret e restorantet kane qenë të tejmbushuara në dy ditët e para të këtij viti.

Durrësi është zgjedhur si vendi i duhur për të kaluar këto ditë festash jo vetëm nga kryeqytetasit dhe banorët e zonave përreth tij, por dhe nga shumë shqiptare të Kosovës e Maqedonisë së Veriut./tvklan/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera