Lajme

Pompat që i fshehin çmimet do të gjobiten

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 09 February 2019

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë u ka dhënë afat pompave të benzinës që deri më 1 mars të jenë të pajisura me çmimore të produkteve të tyre

Ministri i këtij dikasteri, Endrit Shala ka thënë se pompat janë të obliguara sipas Ligjit për Konsumatorin t’i vendosin çmimet e produkteve në një vend ku klientët mund t’i shohin.

Sipas Shalës, ligji ka kohë që ekziston, por që nuk është respektuar, andaj thotë se janë detyruar që të nxjerrin edhe një urdhëresë për këtë.

-Advertisement-

E, përfaqësues të këtyre bizneseve që janë të shumta në numër, kanë thënë se e mbështesin këtë iniciativë të MTI-së, por që u është dashur kohë derisa t’i sigurojnë ato.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, është zotuar se do ta respektojnë këtë vendim.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera