Lajme

Polonia sugjeron që Rusia të përjashtohet nga G20

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 22 March 2022

Qeveria polake, të martën, njoftoi se u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që Rusia të përjashtohej nga grupi G20 i ekonomive kryesore dhe se sugjerimi kishte marrë një “përgjigje pozitive”.

Ministri polak i Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë, Piotr Nowak, tha në një deklaratë se çështja ishte diskutuar në takimet e mbajtura në Washington javën e kaluar.

“Gjatë takimeve, ndër të tjera, ne bëmë një propozim për përjashtimin e Rusisë nga G20, i cili u prit me një përgjigje dhe miratim pozitiv dhe çështja duhet t’i dorëzohet presidentit Biden”, u tha Nowak gazetarëve në Varshavë.

-Advertisement-

Nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme nga Departamenti Amerikan i Tregtisë. Ndërsa nuk komentoi në mënyrë specifike deklaratën polake, një burim amerikan tha se për sa kohë Rusia kishte shkelur normat ndërkombëtare, duhet të ketë pasoja për marrëdhëniet e saj në forume shumëpalëshe.

Roli i Kinës

Nga ana tjetër, Kina dëshiron të bllokojë diskutimet rreth pushtimit rus të Ukrainës nga agjenda e G20-ës.

Artikulli sqaron se bëhet fjalë edhe për samitin e grupit, të planifikuar për në vjeshtë.

“Javën e kaluar, liderët dhe diplomatët kinezë kërkuan që Ukraina të mos diskutohet në samitin e G20 në Bali, pavarësisht nga ashpërsia e situatës”, thuhet në deklaratë.

Kina argumenton se G20 është vetëm një platformë për zgjidhjen e problemeve të mëdha ekonomike.

Udhëheqja kineze po përpiqet gjithashtu të bindë Indonezinë, e cila kryeson G20, për qëndrimin e saj.

Në të njëjtën kohë, “South China Morning Post” shton se suksesi i këtyre përpjekjeve nuk është i sigurt.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian u shpreh se agjenda e Forumit G20 nuk duhet të përfshijë çështje politike dhe të sigurisë. Kjo, duke përfshirë bisedimet për luftën në Ukrainë. /Albanianpost.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera