Polonia shton arsenalet e armatimeve
Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 29 July 2022
Për shkak të luftës në Ukrainë Polonia po armatoset. Marrëveshjet e fundit me Korenë e Jugut përfshijnë qindra avionë luftarakë, tanke dhe armë artilerie.
Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Mariusz Blaszczak, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjet për blerjen e armëve, sepse Polonia ka nxjerrë mësime nga lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. “Koha është e shkurtër dhe ne duhet të pajisim ushtrinë polake.” – tha ai.
Sipas marrëveshjeve Polonia do të marrë rreth një mijë tanke, rreth 650 topa dhe mortaja dhe 48 avionë luftarakë. Dymbëdhjetë avionët e parë luftarakë të tipit FA-50 planifikohet të mbërrijnë në Poloni në vitin 2023 dhe do të zëvendësojnë avionët e vjetër të prodhimit sovjetik. Koncerni koreano-verior i armatimeve, Korea Aerospace Industries, njoftoi se do ta zhvendoste gradualisht prodhimin e avionëve luftarakë FA-50 në Poloni.
Informacione në lidhur me kostot e marrëveshjes për armët nuk u dhanë, por sipas njoftimeve nga Koreja e Jugut bëhet fjalë për disa miliardë dollarë amerikanë.
Përgatitje ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Rusia
Polonia, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s, është një nga mbështetësit më të mëdhenj ushtarakë dhe politikë të Ukrainës dhe po armatoset shumëkundër një kërcënimi rus. Muajt e fundit Polonia ka porositur më shumë se 300 tanke amerikane dhe sisteme raketash tokë-ajër nga konsorciumi evropian MBDA si dhe më shumë se 30 helikopterë ushtarakë të prodhimit italian.
Po ashtu qeveria e Varshavës ka nisur që vitin e kaluar të rrisë ndjeshëm numrin e ushtarëve, madje edhe para sulmit rus në Ukrainë. Nëse duam të shmangim më të keqen, pra luftën, duhet të veprojmëa sipas rregullit të vjetër të parandalimit, e justifikoi asokohe vendimin Jaroslav Kazhinski, lideri i partisë në pushtet PIS./ Deutsche Welle
Të tjera
-
Qindra fëmijë të lindur para kohe trajtohen çdo vit në QKUK
Çdo zhurmë monitori në kujdesin intensiv të Klinikës së Neonatologjisë bart p...
-
Katër të lënduar nga aksidenti në Prizren – Policia jep detaje
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndo...
-
Kosovarët, më të varfrit në rajon e Europë
Qytetarët e Kosovës edhe vitin 2024 e kanë mbyllur si me të varfrit në rajon ...
-
Shpërthimi i fishekzjarrëve në Prizren, ja kur del raporti mbi dëmet
Sipas raporteve fillestare, shpërthimi që ndodhi në lagjen Bazhdarhane të Pri...
-
Opozita në Serbi: Procesi i normalizimit me Kosovën i vështirë me Vuçiqin
Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rif...
-
Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite, njerëzit ikin nga përmbytjet
Një stuhi e madhe ka përfshirë pjesë të Arabisë Saudite, përfshirë Mekën, d...
-
Slogani i VV-së për 500 mijë vota, Haziri i ashpër me Kurtin: Qytetarët i sheh veç numra
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kritikuar Qever...
-
Vlora Çitaku sot mban konferencë për media
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku,...
-
Moti për sot dhe për ditët në vazhdim
Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më shumë ...
-
Vdes një i burgosur në QKUK
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka ...
-
Shkupi – qyteti më i ndotur në Evropë
Shkupi edhe sot ishte qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fu...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të martën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diel...