Polonia rrit presionin ndaj Gjermanisë për sanksione kundër Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 04 April 2022
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki ka fajësuar Gjermaninë si “frenuesen më të madhe” kur është fjala për negociata rreth zgjerimit të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.
Ndonëse Gjermania i është bashkuar bllokut evropian në vendosje të sanksioneve ndaj Kremlinit në disa fusha, ky vend ka refuzuar thirrjet për embargo ndaj importeve ruse të energjisë.
Morawiecki i ka bërë thirrje kancelarit gjerman, Olaf Scholz që të ndërrojë qëndrimin rreth sanksioneve.
“Nuk janë zërat e kompanive gjermane, të miliarderëve gjermanë – të cilët janë duke ju dekurajuar juve nga veprimet e mëtejme – që duhet dëgjuar sot zëshëm në Berlin”, ka thënë lideri konservator në një konferencë për media në Varshavë.
“Janë zërat e këtyre grave dhe fëmijëve të pafajshëm, zërat e atyre që janë vrarë, të cilët duhet të dëgjohen nga të gjithë gjermanët dhe nga të gjithë politikanët gjermanë”, ka thënë ai.Ai ka kritikuar edhe pasardhësen e Scholzit, Angela Merkel.
“Zonja kancelare, ju keni qenë e heshtur prej nisjes së luftës. Është politika e Gjermanisë në 10-15 vjetët e fundit që ka rezultuar me fuqinë e Rusisë sot, e cila është e bazuar në monopolin në lëndën e parë”, ka thënë ai.
Edhe tani, Qeveria gjermane është duke frenuar procesin, kur bëhet fjalë për sanksione të BE-së kundër Moskës, ka thënë Morawiecki.
“Kjo gjë është evidente nga minutat e para të takimeve të BE-së. Secili që lexon transkriptet e di se Gjermania është frenuesja më e madhe kur është fjala për sanksione më të ashpra”.
Disa zyrtarë gjermanë kanë ritheksuar kundërshtimet e Berlinit për embargo në energjisë ruse në 24 orët e fundit./rel
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 maj
Dega e LDK-së në Gjilan mban konferencë për media. (Selia e Degës së LDK-së G...
-
Plagoset me ar*më zja*rri një person në Nashec të Prizrenit
Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin ...
-
Vjosa Osmani pritet me tortë nga Hillary Clitnon: Ditë edhe më speciale, me miken e popullit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari si e ftuar sp...
-
Osmani mbërrin në Bullgari me ftesë të Hillary Clinton, merr pjesë në Clinton Global Initiative
Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H...
-
Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse
Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit pë...
-
Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet
Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendos...
-
Shqiptarët duan tre fëmijë si variant i një familjeje ideale
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje pë...
-
Maqedonci: Angazhimi i FSK-së në operacionin Interlflex tregues i bashkëpunimit me Britaninë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar...
-
Osmani: Kosova e meriton të bëhet anëtare e KiE-së
Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë takimit të Komiteti...
-
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shtyrjen e afatit të...
-
Moti për këtë fundjavë
Këtë fundjavë në Kosovë do të mbajë mot me diell, por nuk do të mungojnë vran...
-
Haradinaj: Dështimi në KiE i Kosovës i faturohet vetëm Albin Kurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për ...