Polonia ndalon importet e grurit ukrainas për të mbrojtur bujqit lokalë

Autori: Gazeta inFokus
17:33 | 15 April 2023
Polonia ka vënë të shtunën ndalesë ndaj importeve të grurit, dhe produkteve tjera ushqimore nga Ukraina, ashtu që të mbrojë bujqit lokalë, ka thënë lideri i partisë në pushtet, Ligji dhe Drejtësia, Jaroslaw Kaczynski.Eksportet e grurit ukrainas kanë kaluar nëpër Bashkimin Evropian, për të shkuar më pas në destinacionin final, prej kur Ukrainës i janë bllokuar rrugët detare, për shkak të luftës së nisur nga Rusia, në shkurt të vitit të kaluar.
Mirëpo, për shkak të çështjeve logjistike, gruri në BE është magazinuar dhe çmimet e grurit kanë rënë, çka ka nxitur protesta te bujqit dhe dorëheqje të ministrit polak të Bujqësisë.“Sot, Qeveria ka vendosur që të ndalojë hyrjen, importimin e grurit në Poloni, si dhe ndalimin e disa produkteve tjera ushqimore”, ka thënë Kaczynski në fshatin verior Lyse.
Përndryshe, “kjo situatë do të ndikonte në rritje të krizës për sektorin e bujqësisë në Poloni… Ne duhet të mbrojmë bujqësinë polake”, ka shtuar ai.
Duke folur në Konventën e partisë së tij të ekstremit të djathtë, Ligji dhe Drejtësia, Kaczynski, ka theksuar se Polonia mbetet mbështetëse e madhe e Ukrainës fqinje.
“Ne do të vazhdojmë të jemi, pa ndryshimin më të vogël, miq dhe aleatë të Ukrainës”, ka thënë ai.Autoritetet ukrainase kanë thënë të shtunën se u vjen keq për vendimin e marrë nga homologët polakë.
“Bujqit polakë po përballen me situatë të vështirë, mirëpo bujqit ukrainas janë duke u përballur me situatën më të vështirë”, kanë thënë ata.Muajin e kaluar, Polonia, dhe katër shtetet tjera të Evropës Qendrore, kanë kërkuar ndihmën e Bashkimit Evropian, për të luftuar ndikimin e grurit ukrainas në territorin e bllokut evropian.

Të tjera
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...
-
Ramadani: Sipas matjeve të mia, polici mbajti gjurin në qafën e 27-vjeçarit rreth 49 sekonda
Analisti Burim Ramadani ka thënë se një nga pesë zyrtarët policorë ka mbajtur...
-
“Pse ja keni mlu ftyrën se po i zinet fryma? – baba i thojke ki me u çu”, vëllai i Agonit jep detaje si e morën vesh për vdekjen
“Ja kishin vendos një çarçaf në fytyrë mjekët, dhe pyetja e parë e babit ke; ...
-
Agonin nuk e ka vr*a rrufeja – Zyrtarët policorë u ngritën kur e panë që s’po lëviz, Asdren Hoxha i përgjigjet avokatit të njërit prej policëve
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Vëllai i viktimës në Lipjan e thotë të kundërtën e policisë për substancë narkotike: Çka kanë pru janë 70 centë edhe do tesha
Policia e Kosovës me anë të një komunikate sqaruese lidhur me rastin e Agon Z...
-
Vde*s një zjarrfikës pas një aksidenti në Meje të Gjakovës
Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar j...
-
Ndërrim historik në LDK: Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani – një kapitull i ri për Fushë Kosovën
Një moment i veçantë për degën e LDK-së në Fushë Kosovë, sot u shënua ndërrim...
-
Fjalët e fundit të Agon Zejnullahut: “Lëshomni, çka jeni tu ba. Spo muj ma, oj nanë!”
Rasti i vdekjes së një të riu 27-vjeçar në Lipjan, i cili ndërroi jetë gjatë ...
-
Aksident i rëndë në Gjakovë, përplasen dy kamionë – lëndohen shoferët
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në udhëkryqin mes rrugëve “27 Pri...