Polonia mohon se ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë
Autori: Gazeta inFokus
22:08 | 01 September 2023
Polonia mohoi se një helikopter ushtarak i saj ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, duke i cilësuar pretendimet e Minskut si “gënjeshtra dhe provokim” në kohën kur tensionet midis shteteve fqinje janë përshkallëzuar.
Raportet midis Minskut dhe Varshavës, të ngrira për vite të tëra, janë në një pikë të ulët që kur lideri autoritar bjellorus Aylasandr Lukashenka lejoi Moskën që të përdorë territorin e shtetit të tij për të nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Bjellorusia pretendoi se incidenti ndodhi në rajonin Grodno, që gjendet në kufirin mes dy shteteve, i gjatë pothuajse 400 kilometra.
“Ka gënjeshtra dhe provokime nga ana e Bjellorusisë”, tha Jacek Goryszewski, zëdhënës i komandës operacione të forcave të armatosura të Polonisë.
“Definitivisht nuk ka pasur një shkelje të tillë. Kjo bazohet edhe në mesazhet e dërguara nga piloti dhe nga të dhënat e sistemit të radarit”, tha ai për AFP-në.
Shërbimi kufitar i Bjellorusisë i publikoi pretendimet në kanalin në Telegram, duke bashkëngjitur edhe një video ku pretendohet se shfaqet helikopteri duke fluturuar në territorin bjellorus.
“Një helikopter ushtarak i Polonisë, i llojit Mi-24, kaloi kufirin shtetëror në një lartësi jashtëzakonisht të ulët, fluturoi deri në 1.200 metra brenda territorit bjellorus dhe më pas u kthye mbrapsht”, tha shërbimi kufitar.
Ministria e Jashtme e Bjellorusisë thirri në bisedë të ngarkuarin me punë të Polonisë dhe tha se “palës polake i është kërkuar shpjegim për ngjarjen dhe të kryejë një hetim të hollësishëm”.
Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Pawel Jablonski, tha se “është e mundur që ky të jetë një provokim bjellorus”.
“Ne do ta analizojmë situatën. Megjithatë, deklaratat nga pala bjelloruse duhet të merren me kujdes të madh”, tha ai për televizionin Polsat News.
Bjellorusia besohet se i strehon mijëra mercenarë të Wagnerit, të cilët u zhvendosën atje pas rebelimit jetëshkurtër kundër Moskës në qershor.
Mes dy shteteve ka pasur tensioneve të reja, veçmas që kur luftëtarët e grupit mercenar rus, Wagner, u zhvendosën në Bjellorusi, pas rebelimit të shkurtër kundër ushtrisë ruse në qershor.
Javën e kaluar, Polonia dhe shtetet e Baltikut kërkuan që Bjellorusia të dëbojë luftëtarët e Wagner-it.
Lukashenka ka thënë se një kërkesë e tillë është “budallallëk” dhe i ka akuzuar këto shtete se “po përhapin histeri për praninë e punonjësve të ushtrisë private të Wagner-it në territorin tonë”. /REL/

T� tjera
-
I dërguari i Francës për rajonin: Europa u vonua shumë me Ballkanin, ka 20 vjet që pret integrimin në BE
Europa nuk mund ta mbajë më Ballkanin Perëndimor në pritje për anëtarësimin n...
-
Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...
-
Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka ironizuar ndërsa ka komentuar projektet e p...
-
Çështja e Apelit, Hoxha: Terreni kryesor i betejës diplomatike për Hagën është në Bruksel
Profesori Abit Hoxha ka folur për çështjen e Apelit për ish-krerët e UÇK-së n...
-
Sveçla për aksionin “Heshtja”: Lufta kundër grupeve kriminale do të jetë e pandalshme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin e për...
-
Rama takon presidentin gjerman, vlerëson mbështetjen e Berlinit për Kosovën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka takuar president...
-
Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për t’ia shkruar fjalimin, shpërthejnë polemikat në Britani
Një ndihmës i kryeministrit britanik Andy Burnham është fotografuar duke përd...
-
Vuçiq: Unë e familjarët e mi prej vitesh s’mund të hyjmë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se prej vitesh nuk ...
-
“Iu bastis banesa dhe iu sekuestruan rreth 7 mijë euro”, krejt çka dihet deri tani për arrestimin e Astrit Haraqisë për drogë
Rreth 7 mijë euro para të gatshme janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës...
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...



































