Polonia kritikon Gjermaninë lidhur me tanket për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 22 January 2023
Kryeministri i Polonisë më 22 janar kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim i Berlinit është “i papranueshëm”.
Berlini është treguar hezitues për të dërguar tanke të rënda apo për të lejuar shtetet e tjera që të transferojnë tanke të tilla në Ukrainë.
“Qëndrimi i Gjermanisë është i papranueshëm. Ka kaluar pothuajse një vit që nga fillimi i luftës. Njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë”, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki për agjencinë PAP.
“Bombat ruse po shkatërrojnë qytetet ukrainase. Po goditen caqet civile, gratë dhe fëmijët po vriten”, shtoi ai.
Të premten, afër 50 shtete u pajtuan që t’i japin Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, përfshirë edhe autoblinda dhe municione të nevojshme për të zmbrapsur forcat ruse.
Por, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se pavarësisht pritjeve të mëdha, “ne ende nuk mund të themi se kur do të merret vendimi dhe se çfarë vendimi do të jetë sa i përket tankeve Leopard”.
Gjermania prodhon tanket Leopard dhe kryeministri i Polonisë po ashtu tha se po pret “një qëndrim të qartë” nga Berlini nëse shtetet që kanë tanke Leopard mund t’ia japin ato Kievit.
Polonia po ashtu ka njoftuar se është e gatshme të dërgojë në Ukrainë 14 tanke Leopard dhe për këtë çështje tha se po diskuton edhe me 15 shtete të tjera.
Nëse Berlini refuzon që ta furnizojë Ukrainën me tanke, “ne do të ngremë një ‘koalicion të vogël’ të shteteve që janë të gatshme të dhurojnë disa prej pajisjeve të tyre moderne, tankeve të tyre moderne”, tha Morawiecki.
Përmes një deklarate të përbashkët, të shtunën ministrat e Jashtëm të tri shteteve të Baltikut i bën thirrje Gjermanisë “t’i japë tani tanke Leopard Ukrainës”./rel
Të tjera
-
Djemtë e Thaçit, Veselit e Krasniqit rikrijojnë fotografinë e famshme të baballarëve të tyre
Altin Krasniqi, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë publikuar një fotografi ...
-
Prokuroria Speciale po heton 1 mijë e 600 kontrata njëburimore
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), po heton 1 mijë e 600 kon...
-
Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar
Ministri Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim kontigjentin e radhës të FSK-s...
-
1 euro e 50 centë një, Burgu i Dubravës ofron për shitje 650 pula vojse të rritura nga të burgosurit
650 pula vojse që janë rritur në Qendrën Korrektuese në Dubravë, janë vendosu...
-
Dervishaj: Edhe Endrit Thaçi beson se Kosova mundet 77 herë më mirë
Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Publikohen pamjet e veturës së shkatërruar pas shpërthimit të grạnạtës së dorës në Pejë
Tashmë janë publikuar pamje nga pasojat e shpërthimit me granata dore ndaj nj...
-
Ganimete Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidatja për deputete me numër 12 nga Partia Demokrtike e Kosovës, Ganimete...
-
Niveli i lartë i ndotjes së ajrit në Prishtinë, IKSHPK jep rekomandime për evitimin e rrezikut
Këto ditë Kosova dhe veçmas qyteti i Prishtinës po përballet me nivele të lar...
-
Bedri Hamza: “Made in Kosova” është ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke...
-
Musliu: Mungesa e Kadri Veselit u ndje shumë në Broboniq, por na dha forcë e kurajo të ecim përpara
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga radhët e Partisë De...
-
“Isha në punë më thanë se …”, deklarohet babai i viktimës nga Shqipëria për rastin Kobra
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës po mbahet seanca...
-
“O mercenarë të rrenës dhe mashtrimit”- Gërvalla eskalon në gjuhë ndaj gazetarëve pasi raportuan se s’u prit nga askush në SHBA
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka reaguar me një gjuhë të pazakontë ndaj gaze...