Polonia bllokon qindra emigrantë në kufirin me Bjellorusinë
Autori: Gazeta inFokus 07:22 | 09 November 2021
Mijëra emigrantë të inkurajuar nga regjimi i Aleksandër Lukashenkos, janë përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian që akuzon Alexander Lukashenko për orkestrimin e një vale emigrantësh dhe refugjatësh, kryesisht nga Lindja e Mesme, duke u përpjekur të hyjnë në BE si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga Brukseli, pas një goditjeje brutale nga regjimi i tij ndaj opozitës.
“Informacionet e reja tregojnë se grupi është nën kontrollin e rreptë të bjellorusëve të armatosur. Janë ata që vendosin drejtimin që merr grupi. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar“, tha ministri i brendshëm i Polonisë, Mariusz Kaminski në një postim në “Twitter”.
Videot tregojnë grupe prej qindra njerëzish me veshje dimërore, duke mbajtur çanta shpine dhe duke ecur drejt BE-së. Emigrantët dhe refugjatët shpesh raportojnë se janë detyruar të kalojnë kufirin nga zyrtarët bjellorusë dhe më pas janë shtyrë përsëri në territorin bjellorus nga autoritetet polake.
Të paktën 10 emigrantë kanë vdekur deri më tani në rajon, duke përfshirë shtatë në anën polake të kufirit. Polonia ka vendosur gjendje të jashtëzakonshme në rajon, ka ndërtuar një gardh me tela me gjemba dhe ka vendosur ndërtimin e një muri në kufi
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...