Lajme

Poloni, Senati miraton reformën në Gjykatën e Lartë

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 22 July 2017

Senati i Parlamentit polak, i dominuar nga konservatorët, miratoi në mesnatë një reformë në Gjykatën e Lartë, pavarësisht paralajmërimeve të BE-së dhe Uashingtonit dhe manifestimeve masive.

Teksti, i miratuar të mërkurën nga Dhoma e Ulët, u mbështet nga 55 senatorë dhe 23 votuan kundër.

Dy senatorë abstenuan.

-Advertisement-

Gjatë debateve që zgjatën mbi 15 orë, mijëra manifestues protestuan në të gjithë Poloninë kundër këtij ligji që rrit kontrollin ndaj Gjykatës së Lartë.

Pas votimit, manifestuesit e mbledhur para Parlamentit kanë thirrur “Turp!”, “Tradhëtarë!”, “Demokraci!”.

Për të hyrë në fuqi, ky tekst duhet të miratohet nga presidenti Andrzej Duda, edhe vetë ai i dalë nga radhët e partisë konservatore ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS) të Jaroslaw Kaczynski në pushtet.

Presidentit i duhen 21 ditë për të nënshkruar tekstin duke vendosur veton, në rast dyshimi.

Opozita dënon një grusht shteti, ndërkohë që PiS, i paraqet reformat si thelbësore për standartizimin e sistemit gjyqësor dhe për të luftuar korrupsionin.

Ajo e konsideron rezistencën për këto iniciativa si mbrojtje të privilegjeve dhe të dënimit të një kaste gjyqtarësh.

Komisioni Evropian i kërkoi Varshavës të pezullonte këto reforma duke e kërcënuar me sanksione të mundshme si heqja e të drejtës së votës së Polonisë në BE.

Duke nënvizuar se Polonia është një aleate e afërt e uashingtonit, departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja ishte e shqetësuar për këtë legjislacion që duket se do të limitojë pushtetin gjyqësor dhe do të dobësojë potencialisht shtetin e të drejtës në Poloni.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera