Politologu rus: Në Moskë asnjeri nuk po flet për luftë, synimi i Putin shkon përtej Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus
13:23 | 15 February 2022
Ndërkohë që opinioni publik perëndimor po përgatitet psikologjikisht për një luftë të re në Europë, me epiqendër Ukrainën, në Moskë ngjarjet e javëve të fundit shihen në mënyrë të kundërt. “Jemi të shokuar nga retorika e mediave perëndimore. Në Moskë askush nuk flet për luftë. Një ndërhyrje ushtarake do të ishte shumë e çuditshme”.
Është i bindur për këtë politologu Fyodor Lukyanov, drejtor i Russia in Foregn Affairs dhe një nga zërat më të dëgjuara në Kremlin. “E gjithë bota po pret që Putin të urdhërojë sulmin, por ideja që ai t’ i japë të drejtë pritshmërive të tyre, është diçka qe nuk ngjan me veprimet e presidentit rus”, thotë ai, i intervistuar në mediat italiane.
Më shumë se 130 mijë ushtarë ndodhen në kufijtë me Ukrainën, por për politologun kjo nuk përbën detyrimisht paradhomën e një konflikti. “Nuk ka dyshim që Rusia po ndërmerr një fushatë presioni diplomatik të shoqëruar nga forca e armeve. Por nuk ka të bëj vetëm me Ukrainën”, thotë politologu rus, i cili shpjegon më tej.
“Kemi stërvitje në Baltik, në Bjellorusi dhe në Detin e Zi. Kemi të bëjmë me një objektiv më të madh për Putin, jo thjesht pushtimi i një vendi. Moska do të tregojë që tej e tutje duhet të merret seriozisht, duke propozuar një kuadër të ri sigurie në kontinent. Qysh nga vitet ’90, Rusia nuk ka qenë e kënaqur me këtë sistem, që sipas saj është i padrejtë. Mesazhi është i qartë për Perëndimin, “në qoftë se mendoni se mund ti shkruani vetë rregullat e sigurisë në këtë pjesë të botës, gaboheni, sepse Moska është superiore ushtarakisht”. Për këtë arsye, mendoj se një luftë e hapur është pothuajse e pamundur. Putin mund të jetë gjithçka, por nuk është një lojtar bixhozi. Ai analizon çdo gjë, dhe vepron vetëm kur mendon se ka sigurinë e duhur”.
Por çfarë mund t’ i sjell Moskës zyrtare ky tensionim i situatës, nga pikëpamja diplomatike? Për Lukyanov, “ braktisja e çdo iluzioni te Kievit për të hyrë në NATO , rishikimi i marrëveshjes së Minskut, por me tutje edhe rihapja e diskutimeve me SHBA për sa i përket kontrollit të armatimeve në Europën Lindore”.
Gjithsesi sipas disa analistë të tjerë, Putin nuk mund të tërhiqet nga Ukraina pa një fitore, edhe pse të pjesshme.
Këto ditë pritet që Duma ruse të njohë pavarësinë e republikave separatiste të Donjeskut dhe Luhanskut, propozim i Putin që dukej se ishte lënë mënjanë nga ngjarje të vrullshme të këtyre ditëve. Një aneksim zyrtar i këtyre rajoneve mund te ishte një kompromis i pranueshëm për Moskën, por ndoshta edhe për komunitetin ndërkombëtar, ndërkohë që Kievi do të duhej serish të gëlltiste vendimin e fuqive të tjera mbi territorin e saj, por do të shpëtonte të paktën pavarësinë e saj.

Të tjera
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...