“Politizimi i AKP-së” zvarritë shpërndarjen e parave për punëtorët
Autori: Gazeta inFokus
08:57 | 28 June 2017
Mbi 113 milionë euro ka arritur shuma e shpërndarë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nga Fondi prej 20 për qind, që është ndarë për ish-punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara, thonë zyrtarë të kësaj agjencie.
Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, tha për Radion Evropa e Lirë se muajin e kaluar kjo agjenci ka shpërndarë 2.8 milionë euro për rreth 4 mijë ish-punëtorë të 28 ndërmarrjeve shoqërore.
Sipas rregullores që daton që nga koha e Administratës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), fondi prej 20 për qind, ndahet nga shuma e përgjithshme e shitjes së ndërmarrjeve dhe ajo u takon punëtorëve.
“Nga fondet e 20 përqindëshit, deri me tani agjencia ka shpërndarë rreth 113 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore”, tha Kaloshi.
Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore ka filluar që nga viti 2002. Deri më tani janë privatizuar mbi 1300 ndërmarrje, kurse shuma e mjeteve të grumbulluara nga ky proces ka arritur në mbi 760 milionë euro. Këto mjete mbahen të ngrira në Bankën Qendrore të Kosovës.
Kurse, 90 milionë euro janë transferuar si fonde tepricë në buxhetin e Kosovës.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e punëtorëve e konsiderojnë të zvarritur procesin e shpërndarjes se 20 përqindëshit, për shkak të, siç thonë ata, zgjatjes tej mase të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, Haxhi Arifi, tha se vonesat eventuale ndodhin për shkak të disa ankesave të ish-punëtorëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Megjithatë Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe procesi i privatizimit duhet të ketë një periudhë kohore se kur do të përfundojë.
“Po të kishte angazhim më të madh, si nga ana e ndërkombëtarëve po ashtu edhe vendorëve, do të realizoheshin më tepër lista të punëtorëve për 20 përqindësh”, tha Arifi.
Ndërkaq, ekspertë të çështjeve ekonomike nuk e mohojnë faktin e zvarritjes së lëndëve nga Dhoma e Posaçme e Gjykatë Supreme, por që problemi kryesor për vonesat e shpërndarjes se 20 përqindëshit, sipas tyre, është politizimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Ismail Kastrati, thotë se procesi i privatizimit ka filluar dhe vazhduar keq. Si i tillë, ky proces, sipas Kastratit, po sjell probleme edhe për shpërndarjen e 20 përqindëshit.
“Është e vërtetë që gjykata i neglizhon lëndët, por problemi kryesor është brenda Agjencisë Kosovare të Privatizimit”.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit është mjaft e politizuar. Prandaj, AKP-ja nuk ka mundur të veprojë në mënyrë profesionale, por më tepër ka vepruar me qëndrime politike”, tha Kastrati.
Sidoqoftë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshitpër punëtorët e kualifikuar edhe të ndërmarrjeve tjera.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































