Lajme

Politikania e njohur zvicerane Marianne Binder e mahnitur nga prezenca e madhe e përkrahësve të LDK-së në Olten

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 02 December 2024

Politikania e njohur zvicerane, Marianne Binder, është shprehur e mahnitur nga prezenca e madhe e përkrahësve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në qytetin Olten të Zvicrës.

“Këtë do të duhej ta përjetonim edhe ne”, ka thënë ajo mes tjerash.

Në një video të postuar nga dje nga kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku u panë mijëra qytetarë që ishin pjesëmarrës në ‘Turneun e Ndryshimit’.

-Advertisement-

Para mijëra bashkëatdhetarëve, Abdixhiku, tha se sikurse Kosova, edhe Mërgata qenka ngritur në këmbë dhe qenka besatuar për ndryshimin e madh.

“Më lejoni të ju falënderojë nga zemra, për këtë organizim sa madhështor aq edhe të ngrohtë; të ju falënderojë për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë thirrjes sime për ngritje të djathtë kombëtare”, tha Abdixhiku.

Ai tha se “kjo kryengritje e juaja, na bindë përf undimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim”.

Abdixhiku tha se populli i Kosovës po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!

“Ky rrugëtim i ri historik u formësua në të gjitha tubimet e ‘Turneut të Ndryshimit’ që mbajta nëKosovë, si ftesë e thirrje monumentale për ndryshim. Por ky rrugëtim, ishte i mangët, pa Mërgatën tonë! Prandaj dhe jemi këtu sot”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, asnjë lëvizje e madhe, nuk mund të nisë ndonjë ringritje të djathtë, pa u mbështetur në shpirtin dhe zemrën e kombit, pa u mbështetur në pasurinë tonë tëmadhe, në vet mërgatën shqiptare!

“Kushtrimi Rugovist ka rënë dhe këtu! Këtij kushtrimi po i përgjigjemi të gjithë me njëzë! LDK është ngritur në këmbë! Dhe kur LDK ngritët në këmbë, s’ka asgjë që e ndalë, s’ka asgjë që e ndanë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera