Politikani që nxitë primitivizëm në shoqëri është politikani më i keq i mundshëm, sepse të këqijat tjera vijnë nga primitivizmi i shoqërisë
Autori: Shukri Klinaku 13:10 | 20 May 2020
Për politikanin, gazetarin, analistin dhe simpatizuesin primitiv!
Një politikan që përdorë gjuhë armiqësore ndaj rivalit të tij, që shanë, fyen, nxinë çdo gjë, e mbjell insinuata për përfitim të rastit, e aq më tepër kur këtë metodë ia përcjellë me qëllim edhe simpatizuesit të vet, nuk ka si të quhet ndryshe, përveç POLITIKAN PRIMITIV. POLITIKANI PRIMITIV ka synime primitive. Vetia më përfaqësuese e primitivizmit është GRABITJA. Ka politikanë që janë grabitës të pasurisë dhe ka të tjerë që janë grabitës të adhurimit (për të arritur në majë të majave)!
Gazetari dhe analisti që në pendën dhe gjuhën e tij ka armën më të fortë sharjen, fyerjen, urrejtjen – është PRIMITIV. Janë të tillë sepse aftësinë vet e vejnë ose në shërbim të përfitimit nga situata që e ha primitivizmin, ose janë në shërbim të POLITIKANIT PRIMITIV.
Por, fatkeqësia e madhe është se angazhimi i POLITIKANIT, GAZETARIT DHE ANALISTIT PRIMITIV rezulton në shndërrimin e disa njerëzve në simpatizues primitiv. Simpatizuesi primitiv (në shumicën e rasteve njeri i dëlirë, pa synim përfitimi) karakterizohet me përkrahje të verbër të POLITIKANIT PRIMITIV, me gjuhë edhe më të mprehur shanë e fyen njerëzit në emër të kombëtares dhe përparimit; madje, deri në konfrontim me palën kundërshtare!
POLITIKANI, GAZETARI DHE ANALISTI PRIMITIV rrezatojnë në publik vetëm urrejtje dhe metoda të pista përfitimi nga situata, duke nxitur zgjimin e anëve më të errëta të personalitetit te njeriu dhe duke fashitur anët më njerëzore të tij. Këta nuk besojnë në forcën e argumentit, nuk besojnë në normat njerëzore, nuk besojnë në marrëveshje, nuk besojnë në njerëzit e mirë, madje, për këta, as që ka njerëz të mirë. PËR POLITIKANIN PRIMITIV KA VETËM NJERËZ-VEGLA DHE KUNDËRSHTARË.
Gjatë një dialogu me një profesor për gjendjen në përgjithësi, në një moment, si mbrojtje dhe përmbyllje tha: “E po, kashtë po e lypin, kashtë po iu japim”! Jo i thashë atij! Jo iu them edhe politikanëve, gazetarëve, analistëve dhe simpatizuesve! Në dorën e secilit është të bëjë mirë – së paku me një fjalë. E më së shumti është në dorën e politikanit. Prandaj, POLITIKANI QË NXITË PRIMITIVIZËM NË SHOQËRI ËSHTË POLITIKANI MË I KEQ I MUNDSHËM, TË KËQIJAT TJERA VIJNË NGA PRIMITIVIZMI I SHOQËRISË!
Duhet të punojmë shumë dhe njerëzisht për të dal nga ky primitivizëm politik dhe njerëzor!
Të tjera
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....