Politikani nga Kosova e mbështet votën e Shqipërisë kundër ShBA-ve në OKB
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 24 December 2017
Vota e Shqipërisë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, ka nxitur reagime të shumta nga njohës të fushave të ndryshme.
Me këtë rast, Shqipëria e ka mbështetur pr/rezolutën e paraqitur nga Egjipti, e cila është miratuar me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime.
Mirëpo, vendin shqiptar e ka mbrojtur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.
Politikani kosovar ka thënë se Shqipëria ka vepruar mirë. Sipas tij, të gjitha vendet perëndimore aleate të SHBA-ve kanë votuar njësojë.
“Vota e Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara lidhur me çështjen e Jerusalemit, nuk duhet kuptuar si votë kundër SHBA-ve dhe kundër Presidentit Trump, ngase edhe gjitha vendet tjera perëndimore aleate të SHBA-ve kanë votuar njëjtë sikur Shqipëria. Vota e Shqipërisë që të ruhet neutraliteti i Jerusalemit është votë që dëshmon vendimin e gjitha vendeve evropiane dhe vendeve tjera joevropiane.”, ka thënë Kelmendi.
Më tej, kryetari i partisë “Fjala” ka theksuar se gjatë këtij votimi shumë shtete pjesë e OKB-së kanë dëshmuar se dëshirojnë të arrihet paqe mes dy shteteve.
Ai thotë se vendimi i Trump-it ka qenë i gabuar.
“Kjo dëshmon se vendimi i Presidentit Trump ka qenë i gabuar. Shumica e vendeve perëndimore nuk pajtohen me regjimin vrastar të Izraelit i cili regjim çdo ditë vranë dhe persekuton njerëz të pafajshëm përfshi këtu fëmijë, gra dhe pleq. Shqipëria sikurse edhe shumica e shteteve anëtare të OKB-së dëshmuan se janë që të arrihet paqja dhe stabiliteti mes dy shteteve Palestinë-Izrael”, ka përfunduar ai.
Ndryshe, SHBA-të kanë përsëritur se janë kundër këtyre 128 vendeve që votuan pro kësaj rezolute mes Turqisë dhe Jemenit në OKB. Sipas Trump-it Amerika do ta vendos ambasadën në Jeruzalem.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...