Politikani i njohur i propozon moderatores live’ në emision
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 24 October 2020
Në emisionin “Rudina” si kurrë më parë ka ardhur live një propozim për martesë ditën e sotme. Të ftuar në emision ishin çifti i njohur i ekranit, gazetarja Fabiola Hoxha dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha. Fabiola nuk kishte marrë ende një propozim për martesë, pavarësisht se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen prej 3 vitesh, ndaj Indriti vendosi ta bënte live në emision.
Në momentin që Indriti e mori të vallëzoje mes studios së Rudinës, u ul në gjunjë me një unazë në dorë dhe i propozoi për martesë. Fabiola i tha menjëherë “Po” dhe të dy shkëmbyen një puthje.
Ata kanë treguar se bashkë janë njohur për herë të parë gjatë protestave të PD-së në vitin 2015, kur Indriti ishte shoqëruar në polici së bashku me disa përfaqësues të tjerë të PD-së.
Kur më pyesin shoqet ku e njohe Indritin ia kthej me shaka në burg, por në fakt nuk është kështu e vërteta se njerëzit keqkuptohen nga kjo fjalë se është pak e rëndë. Unë kam qenë gazetare që mbuloja sektorin e policisë dhe kronikën e zezë dhe sa herë që ka protesta mbulohet qoftë nga ana sociale, qoftë nga ana politike, por është edhe sektori i kronikës së zezë ku gazetari duhet ta mbulojë. Pikërisht shoqërimet që janë bërë në polici, nëse është marrë lejë në polici për të zhvilluar protestën etj.
Ka patur komunikime vetëm në rrjetet sociale se numrin sigurisht që nuk e shkëmbeva në ato momente. Indriti më shkruante vazhdimisht në Instagram, Facebook. Kur postoja një foto apo story gjithmonë shkruante, jo gjithmonë ia lexoja dhe ia ktheja dhe pastaj ka qenë një moment që më shkruan dhe më ngacmon po në Instagram dhe më nervozoi pak. Ishte një mesazh me presion, aty u inatosa pak”, tregoi Fabiola.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...