Lajme

Politikani gjerman: Serbët po manipulohen nga Kosova e Serbia, Vuçiqi është në presion

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 09 February 2024

Në vazhdën e vizitës në Kosovë, delegacioni i Grupit të Evropës Juglindore të Parlamentit të Gjermanisë, ka zhvilluar takim edhe me Komisionin për Integrim Evropian. Aty, është biseduar me tensionet në Kosovë e Serbi.

Para gazetarëve foli politikani gjerman i Partisë Socialdemokrate (SPD), Josip Juratoviç. Ai foli për trazirat në Serbi, si shkak i manipulimit të zgjedhjeve nga ana e partisë së presidentit, Aleksandër Vuçiq.

Ndërsa për serbët në Kosovë, Juratoviç tha se janë të shqetësuar dhe po manipulohen nga politika kosovare e serbe.

-Advertisement-

“Unë mendoj se për sa i përket këtyre tensioneve, nëse ndiqni shtypin, përfshirë edhe Serbinë, unë vetë duhet ta shpreh këtë herë pas here. Në Serbi po ndodh shumë tani. Në Serbi, njerëzit janë në rrugë duke kërkuar më shumë demokraci dhe janë kundër regjimit autokratik që po bëhet gjithnjë e më i fortë dhe më masiv në Serbi dhe Vuçiq u vu nën presion masiv. Edhe tani me zgjedhjet e fundit, shihet gjithë manipulimi dhe dominimi në procesin zgjedhor se ai është nën presion të pabesueshëm për të mbajtur qeverinë apo sistemin dhe në këtë situatë është e qartë se ai kërkon çdo mundësi për të dalë nga kritika e brendshme politike me çështje të politikës së jashtme, si të thuash”, tha ai.

“Mendoj se ajo që po ndodh aktualisht, kemi folur edhe për të, është sigurisht një përpjekje e Vuçiqit për të treguar se sa i rëndësishëm është ai për serbët këtu në Kosovë. Dje ishim edhe në Mitrovicën e Veriut, njerëzit janë shumë të shqetësuar dhe shumë prej tyre po manipulohen dhe po lihen pas nga të gjithë, si nga Serbia ashtu edhe këtu nga Kosova. Ata janë në fakt në një vakum”, u shpreh ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera