Lajme

Politikani francez “zi e terr” për Kosovën, UÇK’në e pavarësinë

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 25 February 2021

Eurodeputeti francez, Thierry Mariani, në një video-incizim të publikuar në profilin e tij zyrtar në ‘Twitter’ s’ka lënë gjë të keqe pa thënë për Kosovën dhe klasën politike.

“Më kujtohet shumë mirë krijimi i shtetit të Kosovës. Ishte valëvitur flamuri i Amerikës nëpër rrugët e Prishtinës. Sot, Kosova vazhdon të jetë një formë e protektoratit amerikan”, ka thënë Mariani, raporton Gazeta Express.

Mariani nuk ka kursyer as ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i akuzuar për krime në luftën e fundit.

-Advertisement-

Politikani francez në këtë video është vendosur në mbrojtje të pozicionit të Serbisë, duke e cilësuar Kosovën si vend të mafias dhe trafikimit.

Siç pretendon Mariani në Kosovë “nuk mbrohen pakicat serbe”.

Ai tutje ka thënë se Kosova vazhdon të influencohet nga Turqia dhe Shqipëria

Eurodeptueti francez ndërkohë e ka konsideruar si poshtërim faktin që Bashkimi Evropian e ul Serbinë me një tavolinë me Kosovën për t’ia kërkuar njohjen e pavarësisë.

Mariani në fund të kësaj video thotë se ka ardhur koha që Franca të ndryshojë politikën ndaj Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera