Lajme

Politikanët në Maqedoni ngushëllojnë familjen e Hazbi Idrizit

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 06 May 2017

Politikanët në Maqedoni përmes shkrimeve të ndryshme kanë dërguar ngushëllime familjes së të ndjerit Hazbi Idrizi, i cili në mëngjesin e ditës së sotme u qëllua për vdekje nga një bashkëfshatar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nevzat Bejta – kryetar i Komunës së Gostivarit:

“Lajmi për vdekjen e ndonjë njeriu është i dhimbshëm pa dyshim, por më i dhimbshëm bëhet kur njeriun e njeh dhe ke bashkëpunuar me vite. Kisha nderin të njihem nga afër me të ndjerin Hazbi Idrizi, të këmbejmë përvoja dhe të bashkëpunojmë në realizimin e shumë projekteve që viheshin në shërbim të qytetarëve. Lajmi për vdjekjen e tij na pikëlloi të gjithëve. Ngushëllime familjes, bashkëvendasve, miqve dhe bashkëpunëtorëve. U prefsh në paqe, Hazbi Idrizi”

-Advertisement-

Fatmir Izairi – kryetar i Komunës së Zhelinës:

“Një lajm i hidhur dhe fatëkeq që refuzoj akoma ta besoj, që ka trishtuar zemrat tona, nga humbja e mikut, shokut, kolegut, bashkëpunëtorit tim të paharruar, Hazbi Idrizi. I përjetshëm do të jetë kujtimi për karizmën, vizionin dhe largpamësinë e Tij shumdimensionale për vendin e Tij dhe të gjithë ne. Zoti i dhëntë forcë dhe ua lehtësoftë dhimbjen familjes Idrizi! Humba një mik të vërtete, ndihem keq…U prefshë në paqë Hazbi!” ka shkruar në letrën ngushlluese Fatmir Izairi kryetar i komunës së Zhelinës”

Zoran Zaev – kryetari i LSDM-së:

“Shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të thella për vdekjen e Hazbi Idrizit, familjes, shokëve dhe kolegëve të kyetarit të Komunës së Bogovinës. Askush nuk ka të drejtë të merr jetën e njriut, çfarëdo qoftë arsyeja. Pres që hetimi shpejt dhe efektivisht të mbarojë në interes të drejtësisë dhe të vërtetës”./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera