Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus
21:55 | 20 May 2022
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinikës ‘Olive Medical’, ku qytetarët e rajonit të Mitrovicës, tashmë do të kenë mundësinë të marrin shërbime të ndryshme klinike dhe diagnostike, të cilat garantojnë trajtime mjekësore efektive, shërbime cilësore, si dhe rezultate të besueshme të testeve laboratorike, të njohura edhe përmes aplikimit të standardeve më të larta ndërkombëtare.
Olive bashkë me laboratorin më të avancuar në kuadër të saj, ofrojnë një gamë të gjerë të ekzaminimeve specialistike nga mjekët më të mirë në vend. Kjo vetëm sa dëshmon se Olive Medical vazhdon të mbetet lider në fushën e saj dhe partner më i besueshëm për shëndetin e qytetarëve, u tha mes tjerash gjatë kësaj ceremonie.
Arben Vitia, menaxher në Olive, tha se investimi i bërë këtu garanton shërbime të sigurta, sepse plotëson kushtet e një qendre bashkëkohore duke pasur në vëmendje gjithmonë standardet evropiane të shërbimeve.
Sipas tij, hapja e kësaj qendre do të jetë vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë.
“Investimi i bërë këtu ka disa parametra të domosdoshëm për të garantuar shërbime të sigurta.
Nga aspekti teknik dhe infrastrukturor, por edhe me profesionistët shëndetësorë, plotëson kushtet e një qendre shëndetësore bashkëkohore, që plotëson shërbimet për pacientët duke pasur në vëmendje standardet evropiane të shërbimeve shëndetësore…Ndaj jam i nderuar që jemi këtu bashkë në hapjen e kësaj qendre, e cila do të jetë vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Mitrovicës, por jo vetëm”, ka thënë Vitia.
Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se ndihet gjithmonë i kënaqur kur investitorët zgjedhin qytetin e Mitrovicës për të investuar, sepse veç tjerash, hapin vende të reja pune dhe ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës.
“Për mua nuk ka më kënaqësi se kur shoh që vinë investitorë dhe zgjedhin Mitrovicën për të investuar…Çdo investim në cilëndo fushë, arsimore, shëndetësore, të prodhimit, të shërbimeve, tregtisë, kudoqoftë është ndihmesë jashtëzakonisht e madhe për komunën e Mitrovicës. Përtej kësaj, përveç që do të jetë një qendër që do të ofrojë shërbime qytetarëve të regjionit të Mitrovicës”, theksoi Hamza.
Në anën tjetër, Fatmir Sejdiu, drejtori i Olive Medical, ka falënderuar të pranishmit për prezencën, sidomos stafin, duke thënë se pa kontributin e tyre Olive nuk do të ishte kjo që është sot.
“Ju falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen, i falënderoj të gjithë stafin e Olive-s për kontributin e dhënë, pa të cilin Olive nuk do të kishte qenë kjo që është”, u shpreh drejtori Sejdiu.
Në këtë ceremoni foli edhe doktori më i vjetër në Mitrovicë, Musa Myftari, i cili tha veç tjerash se Mitrovica ka pasur investime deri tani në shëndetësi, por jo të këtij niveli asnjëherë.
“Ky është një investim kolosal jo vetëm për Mitrovicën dhe regjionin, por edhe për kriterijumet e Kosovës”, tha Myftari.
Ndryshe, Olive Medical është laborator i vetëm në Kosovë i akredituar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës (DKA) sipas standardeve ISO 15189.
Të tjera
-
Lajçak: E kam përgëzuar Kurtin për marrëveshjen Kosovë-Serbi për energjinë
Miroslav Lajçak, i dërguar special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-S...
-
Sulmi rus në një qendër tregtare të Ukrainës, kaq persona janë vrarë
13 persona janë vrarë prej sulmit rus në një qendër tregtare në Ukrainë. R...
-
Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta
Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusi...
-
Dokumentari dhe vizita te ekspozita për fëmijët e zhdukur- a po përgatit Lajçak agjendën e dialogut?
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, bëhe...
-
Gropa masive në Ferizaj, pritet ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe
Një gropë masive është hapur në qytetin e Ferizajt, ku po bëhet përgatitja pë...
-
Rama thotë se toka “Sunny Hillit” nuk iu dha për 99 vjet, jep edhe hollësi tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thotë se festivalit “Sunny-Hill” nuk...
-
Borrell: Ballkani u lodh, BE të reformohet
Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të po...
-
Prodhuesi i “Bayraktar” ja dhuron tre drone Ukrainës
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Turqit e “Baykar” ua japin ukrainasve falas tre dronë “Bayraktar”
Kompania e njohur turke për prodhimin e dronëve luftarakë, Baykar, ka bërë të...
-
Ky është 61-vjeçari i arrestuar në Pejë, dyshohet se kreu krime lufte në fshatin Ozdrim ku u vranë 9 civilë dhe u zhdukën 5 të tjerë
Prokuroria Speciale sot njoftoi për arrestimin e një shtetasi malazes nga fsh...
-
Në Pejë 17-vjeçari e detyroi vajzën 12-vjeçen të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, Nëna e raporton në Polici
Një ngjarje mjaft e hidhur ka ndodhur në Pejë, ku një 12-vjeçare dyshohet se ...
-
Blinken: Bota u tmerrua nga sulmi rus mbi qendrën tregtare
Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në ...