Lajme

Policja në Gjilan vret katër anëtarë të familjes, pastaj edhe veten

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 18 February 2020

Një zyrtare policore ka vrarë 4 anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Gjilan përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta inFokus.

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në këtë njofitm

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

 

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera