Policia zvicerane përdor plumba gome në protestën anti-Iran
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 02 October 2022
Policia zvicerane ka përdorur plumba gome gjatë një proteste pranë Ambasadës së Iranit në Bern, teksa dy persona kaluan rrethojat e Ambasadës dhe hoqën flamurin Iranin që po valëvitej pranë misionit diplomatik të Teheranit.
Autoritetet nuk raportojnë për të lënduar në këtë protestë, e cila ishte një prej dhjetëra protestave të ngjashme që u mbajtën në mbarë botën, në solidaritet me protestat që po mbahen në Iran pas vdekjes së një gruaje 22-vjeçare, e cila vdiq teksa po mbahej nga Policia.
Mahsa Amini vdiq më 16 shtator pasi ishte arrestuar nga Policia e moralit, nën dyshimet se nuk kishte respektuar rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Që nga vdekja e saj, në Iran janë organizuar protesta.
Në Bern, Policia tha se ka përdorur plumba gome pasi disa protestues, gjatë demonstratës së paautorizuar, tentuan të hynin në oborrin e Ambasadës së Iranit.
Dy persona që arritën të hynin në oborrin e Ambasadës janë arrestuar, njoftoi Policia.
Më 1 tetor, protesta janë mbajtur në 159 qytete në mbarë botën, tha një organizatë iraniane për të drejtat e njeriut.
Irani ka fajësuar forcat e jashtme për nxitjen e protestave, që janë protestat më të mëdha në këtë shtet në vitet e fundit.
Aktivistët dhe familjarët e Aminit thonë se ajo u vra pas goditjeve në kokë, teksa gjendej në ndalim policor. Ata kanë hedhur poshtë pretendimet e autoriteteve se Amini vdiq si pasojë e një sulmi në zemër.
Lajmi për vdekjen e saj rriti zemërimin në Iran, shtet që përballet me pakënaqësi sociale dhe kushte të rënda të jetesës, për shkak të krizës ekonomike. Situata ekonomike në Republikën Islamike është përkeqësuar qëkur Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksione ekonomike, pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore që Teherani nënshkroi më 2015 me fuqitë botërore./rel
Të tjera
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...