Lajme

Policia zbulon detaje nga incidenti në Londër

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 08 October 2017

Policia e Londrës tha se incidenti në të cilin një automobil i ka goditur këmbësorët afër Muzeut Natyror Historik në këtë qytet, nuk ishte i ndërlidhur me terror dhe se aktualisht po trajtohet si aksident i trafikut.

Policia tha se 11 vetë janë lënduar nga sulmi i djeshëm, kur vetura kaloi në anën e këmbësorëve afër këtij muzeu, që është njëri nga atraksionet më të njohura turistike.

Zyrtarët thanë se një person është arrestuar në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Shërbimi i ndihmës mjekësore i Londrës tha se shumica e atyre që ishin lënduar janë trajtuar për shkak të lëndimeve në kokë dhe në këmbë.

Nëntë prej të lënduarve janë dërguar në spital, megjithqë asnjëri prej tyre nuk konsiderohet se është në rrezik për jetë, kanë thënë zyrtarët.

Këtë vit, në qytetet britanike, Londër dhe Mançester, kanë ndodhur disa sulme terroriste, përfshirë edhe ato me makina kundër këmbësorëve në Westminster Bridge dhe London Bridge.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera