Lajme

Policia zbardh detaje të reja nga vrasja e 22 vjeçarit në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 09 November 2021

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e një personi dhe plagosjen e një personi tjetër mbrëmjen e së hënës në Gjilan.

Sipas policisë rasti ka ardhur pas një mosmarrëveshje dhe përleshjes ku u gjuajtën edhe me armë zjarri mes gjashtë personave.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësore derisa 22 vjeçari që humbi jetën është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

Raporti i plotë nga policia:

“VRASJE E RËNDË

Gjilan, 08.11.2021-20:40. Pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasoj e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar  ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera