Lajme

Policia vret në vend studenten që po kërcënonte shkollën me ‘thikë’

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 18 September 2017

Policia në shtetin amerikan të Gjeorgjisë ka qëlluar për vdekje një studente në kampin universitar, e cila gjithashtu ishte aktiviste LGBT-të.

Ngjarja e rëndë ka çuar në një hetim të menjëhershëm.

Policia mbërriti në një kampus në Atlanta pas njoftimeve për “një person me një thikë” në ambientet universitare, mbrëmjen e të shtunës.

-Advertisement-

Scout Schultz Schultz, 21 vjeçe duket se ka refuzuar t’i bindet komandave të shumta policore për të hedhur thikën në tokë.

Nëna e Schultz tha se policia nuk duhet të kishte përdorur forcën vdekjeprurëse.Në një video të filmuar nga studentët e tjerë të Institutit të Teknologjisë të Gjeorgjisë, Schultz dëgjohet duke thënë “Më qëlloni!” “Më vrisni!” ndërkohë që vazhdon të përparojë tek oficerët.

Njëri prej tyre më pas ka hapur zjarr duke e lënë të vdekur në vend.Schultz , i cila e identifikonte veten as si mashkull as ai femër, nuk duket të mbante thikë, thanë hetuesit, pavarësisht asaj që ishte raportuar fillimisht në polici

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera