Lajme

Policia vendos pengesa në njërën nga urat në Bërnjak

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 26 September 2024

Policia vendos pengesa të pjesërishme te Ura e Bërnjakut, Elshani jep detaje

Policia e Kosovës ka vendosur disa pengesa të pjesërishme te njëra nga urat në Bërnjak.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka treguar se këto pengesa do të bllokojnë vetëm kalimin e kamionëve.

-Advertisement-

“Kalimi për vetura është i mundur, jemi duke u vendosur disa pengesa të pjesërishme aty me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë vetëm kamionët”, ka theksuar Elshani.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera