Lajme

Policia vë prapa grilave dy të dyshuar për rrëmbim personi

Autori: Islam Morina 20:27 | 27 January 2022

Dy persona që dyshohet se kanë privuar në mënyrë të kundërligjshme nga liria një qytetar nga Shtubullova e Drenasit, kanë përfunduar në prangat e policisë.

Dyshohet se viktima e rrëmbyer e moshës 33 vjeçare ishte dërguar në Komunën e Lipjanit, ku edhe ishte mbajtur dhe torturuar me forma të ndryshme të kanosjes, shkruan Gazeta Infokus.

Rrëmbyesit raportohet të jenë të moshës 24 dhe 55 vjeçare, ndërsa hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar.

-Advertisement-

“Arrestohen dy të dyshuar

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht, Njësia e Hetimeve të Përgjithëshme, ka arrestuar sot dy të dyshuar për një rast të “Privimit të kundërligjshëm të lirisë”.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më datë 26.01.2022, rreth orës 22:45, në fshatin Shtrubullovë të komunës së Drenasit, me ç ‘rast dyshohej se një person është rrëmbyer nga disa të dyshuar.

Viktima, mashkull, 33 vjeç, pasi ishte rrëmbyer nga të dyshuarit ishte dërguar në një lokacion në komunën e Lipjanit, me ç ‘rast ndaj tij ishte ushtruar dhunë dhe forma të ndryshme të kanosjes.

Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu bastisjet në lokacione të ndryshme si edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh operativo policore, që rezultuan me identifikimin e personave të dyshuar.

Të dyshuarit;

-E. S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,

-Gj. S, mashkull, 55 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

pas arrestimit me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.

Dyshimet janë ngritur për veprat “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndim trupor”, si dhe “Kanosje””, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera