Lajme

Policia ua zë pritën hajnave në Malishevë, përdoren edhe armët

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 03 May 2023

Njësi policore i janë përgjigjur të martën thirrjes për një rast vjedhje e rëndë në fshatin Mirushë të Malishevës.

Policia njofton se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të të dyshuarve, ka takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim, njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë.

Po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre.

-Advertisement-

“Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Rasti është iniciuar si Vjedhje e rëndë dhe Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Njësitë policore janë përgjigjur thirrjes për një rast vjedhje e rëndë. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të personave të dyshuar kanë takuar tre persona ku pasi u është dhënë urdhri për ndalim njëri nga të dyshuarit në afërsi prej rreth 15 metra ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë, po ashtu edhe zyrtarët policorë i janë kundër përgjigjur duke shtënë në drejtim të tyre. Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera