Lajme

Policia ua publikoi foton si të kërkuara për vjedhjen e një telefoni, identifikohen të dyshuarat

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 25 January 2023

Policia e Rajonit të Prizrenit ka njoftuar se të dyshuarat për vjedhjen e një telefoni në një dyqan në Prizren, janë lajmëruar në stacion policor dhe janë intervistuar, raporton Express.

Sipas njoftimit, dy prej grave që shihen në fotografinë e publikuar nga Policia janë të dyshuara dhe njëra vetëm dëshimtare.

Ato po dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

-Advertisement-

“Nga Stacioni Policor Prizren , janë publikuar fotografit e personave të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”. Pas publikimit të fotografive të dyshuarat janë lajmëruar në stacionin Policor Prizren dhe janë intervistuar nga hetuesi i rastit. Është me rëndësi të ceket se nga fotografit e publikuar njëra nga personat në foto është vetëm dëshmitar ndërsa dy janë të dyshuara për veprën”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera