Lajme

Policia ua ndalon hyrjen në Kosovë veturave me targa KM, Sveçla: Serbia ka shkelur dakordimin për targat

Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 18 January 2023

Policia e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës sot ka evidentuar në disa pika kufitare vetura me targa ilegale serbe, të ri-regjistruara në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Infokus.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelala Sveçla, i cili ka thënë se Serbia ka shkelur dakordimin e nëntorit 2022 në Bruksel, ku kjo e fundit është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese.

“Duke u bazuar në rastet që janë paraqitur në pikat tona kufitare, Serbia ka shkelur në tërësi këtë dakordim.

-Advertisement-

Në respektim të legjislacionit tonë dhe dakordimit të arritur në Bruksel, Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e këtyre veturave në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Gjithashtu ai ka thënë se raste të tilla të veturave më targa ilegale serbe nuk do të lejohen të hyjnë apo veprojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera