Lajme

Policia u shokua kur kuptoi arsyen përse kishte vendosur shiritin e verdhë në xhamin e përparmë

Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 22 August 2019

Policia Britanike ndaloi një veturë e cila kishte të vendosur një shirit të verdhë në xhamin e përparmë.

Pasi që u ndalua, shoferi deklaroi se këtë shirit i cili i kufizonte dukshëm pamjen gjatë lëvizjes në rrugë e kishte vendosur që vetura të dukej më sportive.

Këta shirita sportiv zakonisht vendosën mbi kapakun e motorit, por asnjëherë në xhamin e përparmë.

-Advertisement-

Shoferi u arrestua për shkaktim të rrezikut në komunikacion, mungesë sigurimi të veturës si dhe i është akuzuar për rezistim ndaj arrestimit të tij nga ana e oficerëve të policisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera