Lajme

Policia turke ndalon në aeroport një veteran të UÇK-së, Gucati ka një apel për ish-pjesëtarët e tjerë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 08 August 2020

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se sot në Aeroportin e Antalias është ndaluar nga policia turke veterani i UÇK’së, Imri Ilazi, raporton Express.

Sipas Gucatit, ai është ndaluar nga autoritetet turke meqenëse Serbia e ka dërguar emrin e tij në Interpol.

Ai u ka bërë thirrje ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të mos dalin jashtë vendit këto ditë.

-Advertisement-

“Veterani i UÇK- së Gjeneral Imri Ilazi sot është ndaluar nga Policia Turke në Airoportin e Antalis që shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe ish pjestarëve të UÇK-së në Interpol. Nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjestarëve të UÇK-së. Ju bëjmë apel të gjithë bashkëluftetarëve që këto ditë mos të dalin nga shtetet tjera. Shteti Turk duhet të mos i marrë parasyshë asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia”, ka shkruar Gucati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera