Lajme

Policia turke arreston dy mësues që ishin në grevë urie

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 22 May 2017

Policia turke ka arrestuar dy mësues të cilët kishin hyrë në grevë urie për të kundërshtuar shkarkimin e tyre, gjatë spastrimit shtetëror.

Nuriye Gulmen dhe Semih Ozakca raportuan për arrestimin e tyre gjatë natës në twitter.

Ata janë në mesin e më shumë se 100,000 nëpunësve publikë të shkarkuar pas grushtit ushtarak të  shtetit  në korrik të vitit 2016.

-Advertisement-

“Policia e degës politike po përpiqet të hyjë në shtëpi, tani po thyejnë derën,” shkroi Nuriye Gulmen, raporton BBC.

Gjyqi për  221 të dyshuar kryesorë të grushtit të shtetit, kryesisht ushtarak, është hapur në Ankara.

Gulmen dhe Ozakca kanë qenë në grevë urie për 75 ditë. Avokati i tyre tha se pavarësisht nga bastisja e policisë të dielën ata të dy u zotuan  se “kurrë nuk do të heqin dorë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera