Lajme

Policia turke arreston 643 persona të dyshuar për terrorizëm

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 08 January 2018

Arrestimet në masë pas grushtit të shtetit në Turqi, vazhduan edhe sot, ku janë arrestuar 643 persona të dyshuar për terrorizëm, sipas Ministrisë së Brendshme turke.

Mbi dy të tretat e tyre, 467 të arrestuar, akuzohen për lidhje me organizatorin e dyshuar për grusht-shtet, klerikun Fethullah Gulen.

Ndërsa 112 persona të tjerë u arrestuan gjatë një operacioni kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), midis të cilëve 17 ishin militantë kurdë që mendohet të jenë ”neutralizuar”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera