Policia tregon si ndodhi vrasja e Martin Canit
Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 28 November 2024
Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me lajmet e përhapura se në vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në Tiranë, ka qenë edhe një autor tjetër veç personit të arrestuar, i cili ka sulmuar me thikë.
Përmes një njoftimi, policia thonë se ky është një lajm i rremë, i cili me papërgjegjësinë e tij nxit pasiguri dhe mosbesim te Policia e Shtetit.
Po ashtu në njoftim thuhet se autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit dhe kjo gjë sipas Policisë, ka çuar në reagimin e tij duke sulmuar me thikë.
Reagimi i Policisë:
Policia e Shtetit shpreh indinjatë për keqtrajtimin publik që kulmoi me lajmin e rremë të pranisë së një autori të dytë me thikë, në vrasjen tragjike të ngjarjen e datës 18.11.2024, ku humbi jetën nxënësi 14-vjeçar M. C.
Pavarësisht komunikatave të Policisë së Shtetit, të cilat nuk janë lajme portalesh po informacion për publikun me përgjegjësi të plotë ligjore, një sërë burimesh të hapura u angazhuan fort dhe vazhdojnë të dizinformojnë opinionin publik lidhur me autorësinë e ngjarjes. Kjo qasje shpërfillëse ndaj të vërtetës dhe lojë e pajustifikueshme me ndjenjat e publikut, e cila me qëllim apo me mungesë ndërgjegjeje të theksuar politike ose profesionale nga aktorët e medias, nxit pasiguri e mosbesim ndaj Policisë së Shtetit, duhet të ndalet.
Nga veprimet hetimore të deritanishme të kryera në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, veprime te cilat jane të bazuara në prova të pakontestueshme për ngjarjen tragjike dhe autorësinë e saj, rezulton se kemi të bëjmë vetëm me një autor, përshkruar edhe në komunikatat e Policisë së Shtetit dhe e regjistruar në materialin filmik të ngjarjes, të cilin ligji na ndalon ta publikojmë për shkak të sekretit hetimor.
Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit.
Nga veprimet hetimore dhe proceduriale në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nga momenti që ka filluar ngjarja dhe në vijim të hetimeve, nuk ekziston autori i dytë i ngjarjes që është sajuar duke hedhur dyshime të ulëta mbi vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit.
Grupi i posaçëm hetimor po punon pa orar për të bërë dokumentimin përfundimtar ligjor të ngjarjes. Policia e Shtetit u bën thirrje publikisht të gjitha burimeve të informimit publik të mos vazhdojnë të hedhin dyshime të pabaza mbi këtë ngjarje tragjike. Nga ana tjetër Policia e Shtetit e siguron me përgjegjësi të plotë institucionale dhe ligjore opinionin publik se çdo version tjetër i ngjarjes në fjalë është i gënjeshtërt.
Policia e Shtetit bën me dije publikun se në çdo rast do të vazhdojë të informojë sipas të dhënave, provave dhe fakteve të përfituara nga grupi hetimor në këtë rast dhe në çdo rast, gjithmonë duke ruajtur sekretin hetimor dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë në këtë rast dhe kudo tjetër në çdo rast.
Të tjera
-
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
Përzgjedhje e gjërë në shumë artikuj kryesor me çmime të mahnitshme E PREM...
-
Flamuri kuqezi dhe tullumbacet pushtojnë qiellin e Tiranës në Ditën e Pavarësisë
Në sheshin “Skënderbej” të mbushur plot me qytetarë nga të gjitha trojet shqi...
-
Zemra mal, shikoni si ia krisin këngës folklorike në mes të sheshit të Prishtinës
Sheshet e Prishtinës më 28 nëntor janë mbushur me flamuj kuq e zi dhe me simb...
-
Rrëfimi i Donika Shahini Lamit për familjen Jashari, Ilaz Kodrën dhe luftën e UÇK-së
Donika Shahini Lami ishte vetëm 19 vjeçare kur nisi të angazhohej si gazetare...
-
Rexhep Selimi paraqitet në Speciale me simbolin e UÇK-së
Katër ish-krerët e Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hag...
-
Atmosferë e jashtëzakonshme në sheshin e Prishtinë, 28 nëntori festohet me tupana e me valle (PAMJE)
Dita e Pavarësisë, është një nga festat më të rëndësishme kombëtare në histor...
-
Mijëra kosovarë quhen “Ismail” – simbolikë e lidhur me arkitektin e Pavarësisë së Shqipërisë
A e dini se në Kosovë, emrin Ismail e mbajnë më shumë se 3 mijë e 800 qytetar...
-
Lajçak në Greqi, diskuton aspektet e sigurisë së dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidat e rreziqet në Ballkan
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë në...
-
Ja çka shkruhej në Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Historiani Agron Islami ka publikuar Aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqip...
-
“Gëzuar nga zemra ditën e pavarësisë së Shqipërisë”, Ahmeti uron 28 Nëntorin
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë së tyre. ...
-
Profesori në Prishtinë hedh flamurin kombëtar në kosh, pezullohet nga detyra
Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Pris...
-
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori është festë e trefishtë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e 28 Nëntori...