Lajme

Policia tregon si erdhi deri te aksidenti në Klinë, ku humbi jetën një person dhe u lënduan dy të tjerë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 16 December 2023

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Zajmë të Klinës, ku vdiq një person e u lënduan dy të tjerë.

Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pas kyçjes së pasigurtë të automjetit, i cili tentoi të kyçej në rrugën kryesore Pejë –Prishtinë.

“Ju informojmë se me datë 15. 12. 2023, rreth orës 17: 17, Policia është informua për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zajmë – Klinë. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Në aksident ishin të përfshira dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti kishte ardhur pas kyçje  së pa sigurte të automjetit i cili  tentoi të   kyçej  në rrugën kryesore Pejë-Prishtinë”, ka njoftuar Policia.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se dy të lënduarit po vazhdojnë me tretmaj mjekësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti njëri nga personat e lënduar që ishte sjellë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë pa shenja jete,  vdekjen e të cilit e  ka konstatuar mjeku kujdestarë, gjerë sa dy të lënduarit  tjerë vazhdojnë me tretman mjekësor. Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për  Obduksion”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera