Lajme

Policia tregon se si u përfshi nga zjarri një shtëpi në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 14 Tetor 2021

Një shtëpi në lagjen Emshir në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të ditës së enjte.

Nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

-Advertisement-

“Sot në ora 01:21, policia është njoftuar për një zjarr në një objekt në lagjen Emshir në Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në komunikatën e policisë./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy