Lajme

Policia tregon se me çfarë armësh u sulmuan nga serbët në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 13 October 2021

Gjashtë policë janë lënduar gjatë operacionit në Mitrovicën e Veriut.

Ata janë sulmuar nga grupe kriminale, shkruan Gazeta Infokus.

Policia përmes një komunikate ka treguar se këta persona kanë gjuajtur në drejtim të tyre, shok bomba, granata dore si dhe kanë shtënë më armë zjarri.

-Advertisement-

“Policia ka bërë të ditur se grupe kriminale në veri në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Pesë prej policëve të lënduar janë shqiptarë ndërsa njëri nga ta është i nacionalitetit serb.

Gjithashtu i lënduar ka mbetur edhe një person që kishte marrë pjesë në protestën kundër forcave speciale./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera