Lajme

Policia tregon sa targa provuese janë lëshuar që nga vendimi i qeverisë Kurti

Autori: Islam Morina 19:18 | 21 September 2021

Që nga mëngjesi i së hënës në Kosovë nuk mund të hyjë asnjë automjet me targa serbe, kjo si rezultat i vendimit të qeverisë për reciprocitet në targa me Serbinë fqinje.

Ky vendim hasi në kundërshti të shumta nga banorët serb të Kosovës, ku disa nga ta edhe bllokuan rrugët që qojnë në pikat kufitare në veri të vendit, përkatësisht në Jarinje e Bërnjak, shkruan Gazeta Infokus.

Por edhe përkundër kësaj ky vendim po zbatohet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, ku deri më tash janë lëshuar 1.455 targa provuese.

-Advertisement-

Këtë e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës për Gazetën Infokus, ku kanë njoftuar se policia është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve të saj në tërë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare me qëllim zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë në të gjitha pikat e kalimit kufitarë me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë-konkretisht targave të automjeteve, ku gjatë 24 orëve të fundit nga ministria janë lëshuar 1.455 targa provuese”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë për Gazetën Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera