Policia tregon sa persona nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 26 March 2020
Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me qytetarët që ata ta zbatojnë sa më mirë vendimet e Qeverisë, që kanë të bëjnë me masat për parandalimin e pandemisë së Coronavirsit.
Afrim Ahmeti, drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se ditët e fundit policia ka hapur rreth dhjetë raste të moszbatimin të vendimeve.
Ahmeti në këtë intervistë ka thënë se janë të kënaqur me sjelljen e qytetarëve, të cilët janë duke e respektuar vendimin e qeverisë dhe po bashkëpunojnë shumë me Policinë e Kosovës, duke e lehtësuar kryerjen e punëve në baza ditore. Ai ka thënë se meqë jemi vetëm në ditët e para të kufizimit të lirisë së lëvizjes, janë duke i informuar qytetarët dhe nuk kanë marrë masa drastike, derisa të gjithë qytetarët ta kuptojnë vendimin.
“Nuk mund të themi se kemi hasur në raste të padëgjueshmërisë por vërtetë ka raste që qytetarët, një kategori nuk kanë informacione , nuk kanë pasur qasje në TV dhe portale dhe kategoria tjetër ata që vërtet kanë nevoja e halle bazike që detyrohen të dalin në kohën e kufizimit të lirisë së lëvizjes”, tha Ahmeti.
Ai tha se Policia nuk do të marrë masa drastike deri sa qytetarët ta kuptojnë vendimin.
“Është vetëm ditae dytë e kufizimi të lëvizjes. Deri të sigurohemi se qytetarët e kanë pranuar mesazhin dhe e kanë të qartë vendimin nuk kemi shkuar fillimisht me masa drastike, me ndëshkime, por kemi shkuar me informrimim, tërheqje të vërejtjes, qortime të ndryshme. Besojmë që çdo ditë është duke u kuptuar nga qytetarët se është në të mirën e tyre dhe as policia, por as institucionet e tjera nuk kanë asnjë qëllim tjetër. Qëllimi i vetëm është mospërhapja e virusit që është bërë shqetësim për të gjithë qytetarët”, tha Ahmeti.
Ai ka bërë me dije se Policia është duke bashkëpunuar ngushtë edhe me Inspektoratet.
“Ne prej ditës së parë kemi filluar dhe kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm me inspektorët e tregut, të cilët na bashkëngjiten çdoherë kur ndonjë biznes që nuk ka leje për punë dhe nuk respekton masat. Atëherë ata zbatojnë gjobat ndërsa ne i asistojmë. Rastet tjera sipas kodit të procedurës penale hapim rate dhe i procedojmë në Prokurori. Kemi disa raste që i kemi shoqëruar në polici dhe kemi proceduar me lëndë. Tash u mbetet Prokurorisë dhe Gjykatave. Kemi diku dhjetë raste që kanë të bëjnë me mosrespektim të masave.”, theksoi Ahmeti.
Ai ka folur edhe për qytetarët që kanë të drejtë të lëvizin.
“MPB ka lëshuar një urdhëresë , në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë MEPTINS është lista e bizneseve që janë të lirë të lëvizin. Operatorëve ekonomik ATK-ja ua ka dërguar formularin të cilin e vulosin me të dhënat e punëtorëve, autombjeti që duhet të lëvizin dhe duhet të jetë automjet I kompanisë”, tha ai.
Të tjera
-
Shefja e USAID-it, ai i UNICEF-it dhe ministrja Nagavci vizitojnë Gjilanin
Komunën e Gjilanit e ka vizituar drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë...
-
6 miliardëshi për Kosovën e Ballkanin, vendimi i fundit i legjislaturës së tanishme të PE-së
Para se ta përfundojë mandatin, legjislatura e tanishme në Parlamentin Evropi...
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...