Lajme

Policia tregon detaje për sulmin e mbrëmshëm në tubimin e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 05 June 2017

Mbrëmë derisa Lëvizja Vetëvendosje po mbante një tubim në fshatin Studençan të Therandës, disa persona e kanë sulmuar nga jashtë sallën me një përzierje lëndësh shpërthyese

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia. Sipas raportit të Policisë dyshohet se është hedhur një shishe e mbushur me thartinë.

“Raportohet se përderisa ishte duke u mbajtur një takim elektoral në Shkollën ” Kongresi i Manastirit”,  dyshohet se është hedhur një shishe jashtë objektit e cila dyshohet të ketë qenë e mbushur me (preparate) thartinë”, thuhet në raportin e Policisë.

-Advertisement-

Sipas organeve të hetueseisë nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

“Njësitet policore lidhur me rastin kane ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore si dhe kane njoftuar prokurorin kompetent. Nuk raportohet për të lënduar e as dëme materiale, rasti është duke u hetuar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera