Lajme

Policia thotë se këmbësori u godit nga dy vetura, detaje nga aksidenti me fatalitet në Obiliq

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 26 October 2022

Një person ka vdekur të martën pasi që dyshohet se është goditur me dy vetura në fshatin Mazgit të Obiliqit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, derisa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, dy të dyshuarit të cilit po drejtonin veturat janë dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet.

-Advertisement-

“Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar këmbësorë pasi i njëjti është goditur (dyshohet) nga dy vetura në lëvizje me drejtues të dyshuarit meshkuj kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësore. Me vendim te prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera