Policia te Tregu i Veturave, Peci: E iniciova vetë aksionin, komunat ta respektojnë ligjin
Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 07 May 2023
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu dhe inspektorët veterinarë, kanë dalë në hapësirat afër Tregut të Automjeteve në Prishtinë të cilat po shfrytëzohen për tregtim dhe therje ilegale të bagëtive.
Ai tregoi se e ka iniciuar këtë aksion “për vetë faktin se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
“Një çerek shekulli liri e tregtim, therrje barbare të shpezëve dhe rrezikim i shëndetit publik; të gjitha këtyre duhet t’iu vijë fundi”. Sipas tij, komunat duhet ta përmbushin detyrimin ligjor.
Kjo është ndërgjegjja jonë, thotë Peci.
“Ka qenë interesim i imi të bashkëbisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive që së bashku të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që këto veprime të mos përsëriten”, shkroi ai në Facebook.
Peci tregoi se do të angazhohet që së bashku me kryetarët e komunave të gjendet një zgjidhje të përbashkët “pasi që pamjet e therjeve e gjakosjeve në hapësira publike buzë rrugëve nuk u përkasin shoqërive evropiane”.
“Gjithashtu ekziston edhe një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik qe e infekton/kontaminon mishin qe nxirret nga shpezët të cilat therren në kushte jo-higjienike duke ju ekspozuar pluhurit, tymit të automjeteve dhe shumë papastërtive të tjera. Si nga ata që tregtojnë e deri tek blerësit duhet ta kuptojnë se: Ky lloj i të bërit pazar është i rrezikshëm për shëndetin veterinarë (fondin e shpezëve) por edhe për shëndetin njerëzor”.
Ai po ashtu bëri të ditur se nga kryetarët e komunave do të kërkojë që të bëhet veprimet për caktimin e lokacioneve, që të zgjidhet ky problem pa dëmtuar asnjë grup shoqëror.
“Kësaj problematike jam i interesuar ti bëj zgjidhjen me të mirë pa e dëmtuar asnjë grup shoqërorë. Nga kryetarët e komunave do të kërkoj të bëhen veprimet për caktim lokacionesh, regjistrim nga komuna, pastaj titullari të regjistrohet si subjekt në ARBK- MINT dhe pas këtyre hapave ta finalizojë edhe regjistrimin apo licencimin në AUV”, shtoi i pari MBPZHR-së.
“Pas kësaj këto lokacione do të hynin në planet nacionale për kontrolla zyrtare të AUV-së ku brenda tyre do të lejohej edhe tregtimi i produkteve ushqimore në hapësira të veçanta duke respektuar kushtet qe duhet ti plotësojnë. Therjet lejohen vetëm ne thertore të licencuara në asnjë vend tjetër. Shëndeti dhe mirëqënia e qytetarëve është gjëja me e çmueshme që ka një vend andaj nuk do lejojmë askënd që ta rrezikojë”.
Të tjera
-
Konjufca: Kosova meriton dhe duhet të anëtarësohet pa kushtëzime shtesë në KiE
Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk ...
-
Takohen O’Brien, Escobar dhe Lajçak, i koordinojnë strategjitë për Kosovën e Serbinë
Asistent Sekretari i Departamentit të Shtetit, Jim O’Brien, ka pritur sot në ...
-
Osmani: Kosova storie suksesi e mbështetjes së SHBA-së, Serbia po punon kundrejt gjithçkaje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se pati një diskutim përmbajtësor ...
-
Me tupana dhe flamuj, VLEN festë të madhe edhe në Tetovë
Me tupana dhe flamuj, VLEN feston edhe në Tetovë rezultatin zgjedhor për zgj...
-
Këto janë rezultatet nga numërimi i më shumë se gjysmës së votave në zgjedhjet kuvendare në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të pa...
-
Zyra e BE-së në Kosovë shpall “Evropianin e vitit”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për vitin e nëntë radhazi ka ndarë çmimin...
-
Presidencialet në RMV: Siljanovska Davkova po prin ndaj Pendarovskit
Kandidatja për presidente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silja...
-
BDI shpall fitoren në Tetovë
Sot në Maqedoninë e Veriut, janë mbajtur dy procese zgjedhore. Është zhvil...
-
Holtgen: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ar...
-
KSHZ: Zgjedhjet ishin korrekte, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në konferencën e fundit për media ka njoft...
-
Katër të lënduar në një aksident mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku të ndodhur mes një veture ...
-
Asociacioni – pritë në rrugën e Kosovës drejt KiE-së
Për t’i mbështetur përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës...