Lajme

Policia: S’ka ikje nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 09 September 2017

Edhe pse në media është raportuar për ikje të reja drejtë vendeve të BE-së, sipas Policisë së Kosovës nuk është vërejtur fluks i daljeve përmes Pikave të Kalimit të Kufirit të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha përmes telefonit për KosovaPress ka thënë se nuk kanë vërejtur shtim të njerëzve që kanë tentuar të ikin nga Kosova.

Ai po ashtu ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka asnjë konfirmim nga shtetet e BE-së se ka rritje të numrit të kërkesave të kosovarëve për azil në këto vende.

-Advertisement-

Policia e Kosovës mbrëmë ka ndaluar një serb nën dyshimin se pranë stacionit të autobusëve në Prishtinë,  personave të ndryshëm iu ka kërkuar shuma parash për t’i transportuar në Serbi dhe Evropë.

Ndryshe, numri i rasteve, operacioneve policore dhe personave të arrestuar për më së shumti raste të Konrabandimit me Emigrant të cilat janë hetuar nga Policia e Kosovës janë vitet 2014 dhe 2015, ndërkaq në vitin 2016 ka pas rënie.

Në vitin 2014, Policia e Kosovës ka iniciuar 21 raste për kontrabandim me emigrant, ka arrestuar 39 persona të dyshuar, ka shkatërruar 9 grupe kriminale dhe ka ngritur 9 kallëzime penale.

Gjatë vitit 2015, nga policia janë iniciuar 17 raste për kontrabandim me emigrant, ka arrestuar 13 persona të dyshuar, ka shkatërruar 3 grupe kriminale dhe ka ngritur 8 kallëzime penale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera