Lajme

Policia shqipton rreth 1500 gjoba brenda një dite

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 03 December 2021

Rreth 1 mijë e 500 gjoba janë shqiptuar gjatë ditës djeshme nga policia, shkruan Gazeta Infokus.

1 mijë e 277 tiketa janë shqiptuar për ata që i shkelën rregullat në trafik, kurse 173 janë shqiptuar për ata që nuk i janë përmbajtur ligjit anti-COVID.

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 36 kanë mbetur vetëm me dëme materiale.

-Advertisement-

Sipas raportit policor bëhet e ditur se janë arrestuar 17 persona, kurse 10 janë dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera