Lajme

Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku për një ditë

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 11 February 2022

Për 24 orë Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 360 gjoba trafiku, shkruan Gazeta Infokus.

Kurse për ata të cilët nuk respektuan ligjin antiCOVID, policia u përkujdes që ti shqiptonte 230 gjoba.

Ndërkaq, për një ditë në Kosovë kanë ndodhur 60 aksidente, 27 ishin me të lënduar dhe 33 kanë përfunduar me dëme materiale.

-Advertisement-

Policia ka arrestuar 30 persona, 12 janë dërguar në mbajtje, kurse dy në vuajtje të dënimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera