Lajme

Policia Shqipërisë dhe Italisë vazhdojnë me kontrollet anti hashash

Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 31 August 2017

Policia e shtetit njofton se kontrollet e përbashkëta të palës shqiptare me Guardia di Finanzia-n, vijojnë në të gjithë hapësirën detare nga Velipoja në Ksamil, në kuadër të luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe në mënyrë të veçantë kundër trafikut të drogës.

Të angazhuar janë policia Kufitare, Delta Forcë, dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës dhe Shkodër.

Policia thotë se kohët e fundit ka një rritje akoma më shumë të nivelit të bashkëpunimit me partnerët kryesorë të kontrollit të kufirit blu, duke bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e disa mjeteve lundruese të gatshme për trafik lëndësh narkotike.

-Advertisement-

Autoritetet shqiptare thonë se falë asistencës së dhënë edhe në profilin trajnues, nga partnerët, ka një rritje të kapaciteteve reaguese të Policisë Kufitare që operon në det, por edhe të Drejtorive Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Lezhë e Shkodër, të cilat kanë në juridiksion hapësirë detare.

Policia shqiptare thotë se shkëmbimi i informacionit bëhet në kohë reale me Policinë italiane dhe Guardia di Finanzia, në koordinim të plotë me zyrën Ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera