Lajme

Policia shpëton një qytetare në Vushtrri nga ngufatja

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 17 May 2022

Falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policor është shpëtuar nga ngufatja një qytetare nga Vushtrria.

Policia në një njoftim për media bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, kur dy zyrtarë policorë kanë vërejtur një qytetare e shtrirë në rrugë me gjendje të përkeqësuar shëndetësore të cilës iu kishin bllokuar rrugët e frymëmarrjes, shkruan Telegrafi.

“Reagimi i shpejtë i dy zyrtarëve policor në ofrim të ndihmës së parë ka bërë që qytetares t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, të shpëtohet nga ngufatja dhe ta kthejnë në gjendje stabile.

-Advertisement-

Pas normalizimit të gjendjes shëndetësore – qytetarja, ka falënderuar zyrtarët policor për ndihmën e dhënë dhe veprimet e ndërmarra”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera